
Mungesa e votave të mjaftueshme në raundin e parë të zgjedhjeve ka bërë që 19 komuna të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve, i njohur si balotazh.
Në këtë mënyrë, rrjedhimisht është bërë edhe kufizimi i numrit të votuesve. Ligji i zgjedhjeve e pamundëson që të votojnë qytetarët e komunave tjera për një komunë tjetër e cila shkon në balotazh.
Prandaj, për këto 19 komunat të cilat sot do t’i nënshtrohen raundit të dytë të zgjedhjeve janë 353.613 persona.
Materiali i ndjeshëm zgjedhor, ku përfshihen fletëvotimet dhe materialit tjetër përcjellëse nga depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve janë shpërndarë nëpër qendrat e votimit, ku do të ketë proces të votimit gjatë ditës së sotme.
Shpërndarja e materialit është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovë.