fbpx

Qytetari gjen një plumb në gypin e ujit – “dasmat duhet festuar me zemër dhe jo me plumba”

Qytetari gjen një plumb në gypin e ujit – “dasmat duhet festuar me zemër dhe jo me plumba”

Një qytetar nga Deçani ka gjetur një plumb të armës së zjarrit në gypin e ujit në oborrin e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kushtrim Dacaj, ka thënë se plumbi ardhur nga gjuajtja me armë në gazmende dhe dasma familjare, shkruan Gazeta Insajderi.

“Gazmendet familjare dhe darsmat duhet festuar me zemër dhe jo plumba! Këtë plumb, sot e gjata në oborrin e shtëpisë time dhe sinqerisht u shqetësova për fëmijët e mijë!”, ka shkruar Dacaj.

Gjuajtjet me armë gjatë sezonës së verës janë të shpeshta pasi që kosovarët gëzimin e tyre nëpër ahengje dhe dasma familjare e shprehin duke gjuajtur me armë zjarri.

Policia e Kosovës disa herë ka bërë thirrje që mos të festohet me armë. Derisa raste të tilla raportohen thuajse çdo ditë. /Insajderi.com