Qytetari i shtrirë nën veturën e komunës, pamje nga ngjarja në Kamenicë (VIDEO)

Qytetari i shtrirë nën veturën e komunës, pamje nga ngjarja në Kamenicë (VIDEO)

Banorët e fshatit Shipashnicë e Poshtme në Komunën e Kamenicës po kundërshtojnë reformat e reja duke bllokuar rrugën para shkollës fillore të këtij fshati, njofton Insajderi.

Në pamjet e publikuara nga “Tele Komuna”, kjo protestë e rreth 50 banorëve të fshatit, ka rezultuar me tensione të mëdha midis banorëve dhe policisë, e madje një qytetar është shtrirë nën veturën e komunës dhe po tenton ta ndalojë atë.

Në protestën e cila po ndodhë në këtë fshat të Kamenicës, policia për të marrë situatën nën kontroll kanë përdorur edhe sprej ndaj qytetarëve të cilët po bëjnë rezistencë që zyrtarët komunalë të mos vendosin brenda kësaj shkolle inventarin për fëmijët parashkollorë.

“Ju njoftojmë se më 23 maj 2021 te shkolla fillore në fshatin Shipashnicë e Poshtme komuna Kamenicë, banorët e fshatit e kanë bllokuar derën e hyrjes së shkollës me qëllim për mos t’i lënë zyrtarët komunal që të vendosin brenda kësaj shkolle inventarin për fëmijët parashkollorë. Në vendin e ngjarjes janë tri patrolla policore të PK-së, mirëpo situata paraqitet e tensionuar. Aty janë mbledhur rreth 50 banorë të fshatit në shenjë pakënaqësie ku me këtë rast janë sulmuar zyrtarët komunalë, për ta futur situatën nën kontroll është përdorur edhe spreji nga ana e zyrtarëve policorë. Për ngjarjet në vazhdim ju njoftojmë me kohë”, ka thënë për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. /Insajderi.com