Qytetari nga Prishtina e padit Qeverinë, pasi kufizoi lëvizjen në vetëm 90 minuta në ditë

Qytetari nga Prishtina e padit Qeverinë, pasi kufizoi lëvizjen në vetëm 90 minuta në ditë

Qyetari Alban Krasniqi me vendbanim në Prishtinë thotë se vendimet e qeverisë janë në kundërshtim me ligjin.

Ai thotë se nuk duhet të lejuar që fëmijët të jetojnë me një shtet ku siç thotë ai, me qindra zyrtarë ligjorë nuk janë në gjendje të draftojnë një vendim të ligjshëm dhe kushtetues, shkruan Reporteri.

Postimi i tij:

Unë kreva obligimin tim qytetar, profesional dhe moral si jurist!

GYKATËS THEMELORE NË PRISHTINË – DEPARTAMENTI PËR ÇËSHTJE ADMINISTRATIVE

Paditësi: Alban Krasniqi, Me vendbanim në Prishtinë, Rr …

Kundër i Padituri:
Qeveria e Republikës së Kosovës/
Ministria e Shëndetësia, me adresë në Rr. Zagrebit Nr. 60, 10000, Prishtinë, Republika e Kosoves

Vendimet shabllon dhe të nxjerrura në kundërshtim me ligjin, e me gjasë edhe me Kushtetutën sot janë paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë vetëm disa orë pas “hyrjes në fuqi” të tyre.

Nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të jetojnë me një shtet ku, me qindra zyrtarë ligjor nuk janë në gjendje të draftojnë një vendim të ligjshëm dhe kushtetues.

Ju takon draftuesve tani të i dëshmojnë gjykatës për shkeljet në vijim:
1. të metat lidhur me strukturën dhe përmbajtjen e detyrueshme të vendimeve;
2. akti i përgjithshëm është i pa nënshkruar dhe nuk dihet kujt i drejtohet duke qenë se janë lënë të zbrazura disa pjesë të vendimeve;
3. të metat lidhur me mos-publikimin e vendimeve si akte të përgjithshme (në Gazetën Zyrtare);
4. të metat lidhur me mungesën e nënshkrimit dhe dates së nënshkrimit;
5. të metat lidhur me keshillen ligjore;

Bashkë me Padinë është dorëzuar edhe kërkesa për vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Kësisoi i jepet mundësi gjyqësorit të rregullt që të vlerësoj nëse ka dyshime mbi kushtetutshmërinë dhe cështjen ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Per shkak te urgjences, lenda eshte pregaditur me shpejte se zakonisht. Diteve ne vijim sipas nevojes mund te detajohet me teper kerkesa per kontroll kushtetues.

Prishtinë,
15.04.2020
Alban Krasniqi

Sqarim:
Veprimi eshte pasqyrim i qendrimit personal dhe nuk eshte bere ne emer ose ne llogari te asnje pale tjeter.

Shkresat e plota gjenden në linkun në vijim: