Qytetari që shkaktoi incident në Mitrovicë i kërkon falje Agim Bahtirit

Qytetari që shkaktoi incident në Mitrovicë i kërkon falje Agim Bahtirit

Qytetari nga Mitrovica, Berat Pllana, i cili u bë shkak i një incidenti në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, ka shkuar të martën në zyrën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për t’i kërkuar falje, njofton Insajderi.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka njoftuar se i ka kërkuar falje Bahtirit për nervozën e shkaktuar gjatë këtij tubimi.

Pllana tutje ka thënë se nga Bahtiri ka kërkuar që ta përcjellë kërkim-faljen edhe te Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

“Sot kam ardhur te kryetari për t’i kërkuar falje për nervozen që ia kam shkaktuar atë ditë, nuk ka qenë qëllimi im të shkaktoj ndonjë telashe. Kërkova nga kryetari që ta përcjell këtë kërkim-falje edhe të presidentja Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Dhe, gjithashtu ju kërkoj falje gjithë pjesëmarrësve që kanë qenë në tubim, sepse nuk ka qenë qëllim i imi të prishet tubimi”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ndryshe, dy ditë më parë lideri i LVV-së, Albin Kurti bashkë me u.d e presidentes, Vjosa Osmani, vizituan Mitrovicën ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri si dhe aktivistët e LVV-së. /Insajderi.com