Një qytetare nga Vushtrria ka raportuar një person në polici pasi që sipas saj i dërgonte mesazhe dhe video intime në telefon, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas policisë rasti kishte ndodhur nga dita e enjte deri në ditën e djeshme, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Lidhur me këtë nuk është raportuar për persona të arrestuar, policia ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin.
“Ankuesja femër k-shqiptare ka informuar se nga një numër i pa njohur i telefonit ka pranuar mesazhe dhe video intime nga një person i pa njohur. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com