Qyteti i Shkupit jep urdhër për heqjen e Shqiponjës

Qyteti i Shkupit jep urdhër për heqjen e Shqiponjës

Qyteti i Shkupit ka urdhëruar që të hiqet Shqiponja e vendosur me bazament në Fushën e Topanës në Çair të Shkupit. Kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, i kontaktuar nga mediat, ka thënë se nuk ka njohuri për këtë veprim, thekson INA.  Pak më vonë pasoi edhe një reagim nga Qyteti i Shkupit ku thuhej:

“Në lidhje me vendosjen e bazamentit në rreth-rrotullimit  në mes të rrugëve “Llazo Tërpovski” dhe “Brigada e Dytë Maqedonase”, Qyteti i Shkupit, menjëherë pas fillimit të ndërtimit nga ana e personave të panjohur, ka bërë kërkesë zyrtare deri te Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit për të hequr atë. Ne shpresojmë se Inspektorati i Shtetëror i Ndërtimit brenda një kohe sa më të shkurtër  të zgjidhë këtë rast.”

Statuja qëndronte e mbuluar, por një pjesë e qytetarëve ishin interesuar se çfarë po ndodhte aty, disa nuk kishin asnjë informacion e disa të tjerë shpreheshin se as që u intereson se çfarë po punohet në atë rreth rrotullim. Nga komuna e Çairit kanë informuar se ata janë bartës të vendosjes së Shqiponjës në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së.(INA)