Rada Trajkoviq i është drejtuar policisë e cila ka premtuar mbrojtje

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane për Kosovë Rada Trajkoviq ka deklaruar për gazetën serbe “Politika” se i është drejtuar MPB së Serbisë, sepse, pretendon se ka ndier që siguria e saj dhe e familjes së saj është e rrezikuar.

Rada Trajkoviq i është drejtuar policisë e cila ka premtuar mbrojtje

Trajkoviq ka pretenduar se policia i ka thënë se do t’i ofrohet mbrojtje dhe ka shtuar se pret që do t’i kumtohet se çfarë lloji të mbrojtjes do t’i ofrohet.

Trajkoviq ka përsëritur se nuk është e vërtetë se paraburgimi i dy serbëve të dyshuar për përzierje në vrasje të Oliver Ivanoviqit është zgjatur në bazë të deklaratës së saj në prokurorinë kosovare, dhe se hetimi është zgjeruar në edhe dy persona tjerë sipas kërkesës së prokurorisë, e në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur, gjegjësisht personit i cili është regjistruar me numër dhe kod./Insajderi.com.