Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në BE, kalon përmes dialogut me Bullgarinë

Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në BE, kalon përmes dialogut me Bullgarinë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nga Brukseli deklaroi se përshpejtimi i rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është vetëm përmes dialogut me Bullgarinë.

“Është koha të gjithë të kuptojnë se përshpejtimi i perspektivës evropiane për shtetin tonë më të afërt varet vetëm nga angazhimi dhe rezultatet nga dialogu me Bullgarinë. E kam të qartë se njerëzit në RMV janë vëllezërit tanë dhe ne kemi për obligim t’i ndihmojmë ata. Bullgaria mbetet e hapur për marrëveshje bilaterale që janë në interes të të dy vendeve”, tha Radev.

Sipas tij, Bullgaria ka pasur trysni nga partnerët evropianë për fillim të bisedimeve.

“Këtë muaj, një muaj e gjysmë, Bullgaria ishte në trysni të madhe nga partnerët evropiane që në Këshillin e sotëm Evropian të fillohen bisedimet për anëtarësim. Besoj se e kuptuan se akuzat ndaj Bullgarisë janë ta pabazuara dhe se kemi qëndrim të qartë për të gjetur dalje nga ky problem. Është koha që të dalim nga diplomacia familjare para kamerave dhe të përqendrohemi te zgjidhjet. Trysnia do të vazhdojë, por ne dëshmuan se jemi për dialog konstruktiv”, tha Radev.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nga ana tjetër deklaroi sot se ndjen keqardhje që BE-ja nuk I dha date Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave dhe se nuk është e drejtë ndaj atyre vendeve dhe qytetarëve të tyre.

“Konsideroj se nuk është e drejtë edhe ndaj Tiranës edhe ndaj Shkupit, si dhe ndaj qytetarëve dhe njerëzve që I udhëheqin ato vende. Ata kanë mik të sinqertë tek Serbia dhe do ta përmirësojmë bashkëpunimin me to dhe dëshiroj të kumtoj se do të kemi video konferencë të rëndësishme 29 qershor me kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se bashkëpunimi me këto vende do të rritet dhe se në suaza të iniciativës rajonale

“Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u dëshiroj gjithë të mirat dhe jam I sigurt se edhe ata, si ne, do ta vazhdojnë rrugën e tyre evropiane, por ne e kuptojmë mirë porosinë se duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta dhe të bëhemi më të fuqishëm dhe të mos presim asgjë nga askush por ne besojmë në vete dhe I shtyjmë vendet tona përpara”, theksoi Vuçiç.   /Insajderi.com