Radhën e ka KEDS-i, qytetarët “bombardojnë” me komente duke kërkuar rrymë

Radhën e ka KEDS-i, qytetarët “bombardojnë” me komente duke kërkuar rrymë

Iniciativat për të shprehur protestën me komente në rrjetin social facebook, nuk ka të ndalur.

Kjo nisi fillimisht në profilin e Federica Mogherinit, ku iu kërkua që të liberaliziohen vizat për kosovarët.

Kjo iniciativë vazhdoi edhe sot në profilin e Haradinajt duke e lavdëruar për fjalimin para Mogherinit, shkruan Insajderi.

Dhe me komente qytetarët kanë vazhduar edhe në faqen e KEDS-it në facebook.

Për pak minuta kanë arritur në qindra komente, duke kërkuar rrymë dhe jo reduktime.

“Ose lëshoje rrymën, ose Kosovën”, thuhet në pjesën më të madhe të këtyre komenteve.

Kjo protestë ka ardhur pas reduktimeve shumë të shpeshta kohëve të fundit.

Kujtojmë se dje kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj paralajmëroi edhe protesta kundër kësaj gjendje. /Insajderi.com