Radojçiq takohet me Vuçiqin për Kosovën – kërkesa e tij për dialogun

Radojçiq takohet me Vuçiqin për Kosovën – kërkesa e tij për dialogun

Milan Radojçiq, njeriu më i fuqishëm i Veriut, që para kohësh u ngjit në poste udhëheqëse në Lista Serbe, ka qëndruar sot në Beograd ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimeve pas takimit, thuhet se serbët janë marrë vesh që gjatë bisedimeve në Bruksel asnjë temë nuk duhet të hedhet poshtë.

Ky qëndrim është bërë i ditur pas takimit me Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.  Ata kanë thënë se zgjidhja duhet të marrë parasysh interesat e Serbisë dhe popullit serb.

Përfaqësuesit e Listës Serbe siç thuhet i kanë dhënë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë, gjatë takimit, për gjetjen e një kompromisi që do të garantojë përparimin e serbëve në Kosovë.

Në takim, sipas njoftimeve, thuhet se kanë marrë pjesë edhe përfaqësues serbë nga jugu, Kosova qendrore dhe veriore.