Rahoveci mposht Goga Basketin në duelin për vendin e tretë në Ligën Unike

Rahoveci mposht Goga Basketin në duelin për vendin e tretë në Ligën Unike

Skuadra e Rahovecit është shpallur skuadra e tretë më e mirë e Ligës Unike, pasi e mposhti skuadrën e vetme gjysmëfinaliste nga Shqipëria, Goga Basket, me rezultat 81:74, njofton Insajderi.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës, ku po mbahet faza gjysmëfinale dhe finale e Ligës Unike, kaloi me rivalitet të fortë mes dy skuadrave.

‘Vreshtarët’ kishin epërsinë në rezultat në të shumtën e kohës, e cila nuk shkoi në më shumë se 10 pikë që u arrit gjatë çerekut të tretë.

Në këtë fitore rol të madh luajti amerikani i Rahovecit, Marvin Jones i cili shënoi 25 pikë, derisa Ed Daniel dhe Altin Morina regjistruan shifrat double-double.

Në anën tjetër te Goga u dalluan Milic Blagojevic me 22 pikë dhe Endrit Hysenagolli me 20 pikë të tjera.

Skema e Ligës Unike

Ndeshja e fundit dhe finale e edicionit të parë historik të Ligës Unike luhet sonte nga ora 19:00 ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. /Insajderi.com