Rahoveci mposhtet edhe nga Vllaznia në Ligën Ballkanike

Rahoveci mposhtet edhe nga Vllaznia në Ligën Ballkanike

Ndryshe nga kampionati vendor, ku është duke kryesuar renditjen, Rahoveci në Ligën Ballkanike nuk ka pasur paraqitje të mirë, pasi në katër ndeshjet e deritashme ka pësuar po aq humbje.

“Vreshtarët” të mërkurën janë mposhtur në udhëtim te Vllaznia e Shkodrës me rezultat 68:73.

Colin James Voss me 21 pikë e 9 kërcime dhe Nicholas George Evans 13 pikë e 10 kërcime ishin më të merituarit për fitoren e skuadrës shkodrane, derisa te Rahoveci u dalluan Joshua McFolley me 31 e Javis Howard me 14 pikë.

Pas katër ndeshjeve, Rahoveci është i fundit në tabelë.

Ligës i prin Ibar Rozhajç me 5 pikë, ndërsa Peja është e dyta me katër pikë, aq sa kanë edhe Academic Bultex, Vllaznia e Rahoveci.

Por Peja e Academic Bultex kanë nga dy ndeshje, ndërsa Vllaznia tri e Rahoveci katër.