Raka thotë se një pjesë e madhe e testimeve serologjike nuk zhvillojnë antitrupa

Raka thotë se një pjesë e madhe e testimeve serologjike nuk zhvillojnë antitrupa

Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, është deklaruar rreth testimeve për COVID-19, për çka ka thënë se numri real i të infektuarve shumëzohet me 5-10, kur ka më pas teste për Coronavirus, njofton Insajderi.

I ftuar në emisionin Pressing të T7, Raka ka folur edhe për testet serologjike për të cilët thotë se një test i tillë nuk mund të jetë tregues i vërtetë i shkallës së prekjes.

“Pjesa më e madhe që kanë shkuar kanë dyshuar për infeksione”, ka thënë ai.

“Duhet të kihet parasysh për testimet serologjike… një pjesë e konsiderueshme nuk zhvillojnë antitrupa. E kanë kaluar (Covid-19), dhe nuk kanë antitrupa”, ka thënë Raka.

“Por, kjo s’do të thotë që nuk kanë mbrojtje”, është shprehur Raka. /Insajderi.com