Debat simbolesh

Rakiq nuk e hoqi flamurin, thotë Hoti

U tha se Goran Rakiq e hoqi flamurin nga zyra. Hoti thotë se nuk është e vërtetë. Se për këtë u sigurua personalisht.

Rakiq nuk e hoqi flamurin, thotë Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar në Parlamentin e Kosovës se nuk është e vërtetë që zëvendësi i tij e hoqi flamurin nga zyra, ashtu siç u raportua në media, njofton Insajderi.

“Simbolet e shtetit të Kosovës janë të pacenueshme, asnjë ministër nuk ka pasur hapësirë për t’i lëvizur ato. Informatat që janë dhënë në dy ditët e fundit janë të pavërteta. Simbolet e shtetit të Kosovës në atë zyrë dhe në të gjitha zyrat e tjera janë ashtu siç kanë qenë”, pohoi Hoti në foltoren e Kuvendit.

I pyetur specifikisht për Goran Rakiqin kryeministri shtoi se “simbolet janë në zyrat e Rakiqit”.

“Unë kam kontaktuar dje me zëvendëskryeministrin për këtë çështje pas raportimit në media”