Rama, Bashës: Mos na provokoni

Rama, Bashës: Mos na provokoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot lidhur me marrëveshjen e arritur mes palëve me pesë qershor për reformën zgjedhore.

Ndërsa pritej që marrëveshja të votohej në kuvend, deklarata e Ramës një ditë më parë për hapjen e listave ka çuar në reagimin e opozitës që e cilësoi të prishur këtë marrëveshje.

Rama ka reaguar më pas, duke shkruar në Twitter dhe i ka dhënë “një këshillë Lulzim Bashës”.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit, të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë”, shkruan Rama/Insajderi.com