Rama citohet si president në videon “Çfarë mendojnë liderët botëror për zgjedhjet në SHBA”

Rama citohet si president në videon “Çfarë mendojnë liderët botëror për zgjedhjet në SHBA”

Një video e publikuar nga një media online në rrjetin social Facebook, AJ+ bënë bashkë liderët e botës teksa komentojnë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë video janë liderë të ndryshëm prej ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, që së fundmi u bë i njohur për komentin e tij me fjalë të pista për kandidaturat presidenciale Hillary Clinton e Donald Trump e deri tek kryeministri shqiptar Edi Rama.

Por AJ+ , raporton Insajderi, i referohet Ramës si president i Shqipërisë ndërsa komenti i Ramës është nxjerrë nga intervista e tij dhënë CNN-it.

“SHBA është ‘një qytet i shndritshëm mbi një kodër’ për ne, por perspektivat që po dëgjojmë nga Donald Trump janë me të vërtetë shqetësuese dhe po cenojnë realisht atë çka SHBA është në sytë tanë”, citohet Rama në këtë video.

Në video janë edhe presidenti i Venezuelës, Nicola Maduro, presidenti amerikan Barack Obama, kryeministri kanadez Trudeau, Nigel Farage që ka drejtuar kampanjën e BREXIT në Britani, kryeministri italian Matteo Renzi, kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan,

Aj+ është një komunitet i videolajmeve në Facebook që tenton të nxjerrë në pah sfidat dhe arritjes e shoqërive të ndryshe dhe të fuqizojë zërin pasionant dhe të sfiduar të njerëzve./Insajderi.com

[iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fajplusenglish%2Fvideos%2F818833358258173%2F&show_text=0&width=560″]