Rama çon Vuçiq e Zaev në Durrës për të parë dëmet e tërmetit

Rama çon Vuçiq e Zaev në Durrës për të parë dëmet e tërmetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me presidentin serb, Aleksander Vuçiq dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev ndodhen në Durrës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vuçiq dhe Zaev po qëndrojnë në Tiranë në kuadër të takimeve për minishengenin ballkanik, për të cilin kanë thënë se kanë arritur shumë marrëveshje të rëndësishme. Ata dje janë pritur me protesta nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.