Rama flet shqip në mes të Serbisë, televizionet serbe e censurojnë

Rama flet shqip në mes të Serbisë, televizionet serbe e censurojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev zhvilluan sot një konferencë për shtyp.

Presidenti Vuçiç foli fillimisht, i ndjekur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, raporton Kurir.

“Kur Rama filloi të flasë në gjuhën shqipe, pati një vonesë të vogël sepse, siç u shpjegoi Vuçiç gazetarëve, adresimi i tij u përkthye fillimisht në anglisht dhe pastaj në serbisht”, shkruan media serbe.

“Ende na duhet anglishtja në mes”, komentoi Rama në anglisht, duke vazhduar fjalimin e tij ne shqip, shkruan Kurir.

Por televizioni serb Tanjug ka censuruar Ramën kur ka filluar të flasë në gjuhën shqipe, duke transmetuar pamje të gazetarëve të pranishëm dhe jo figurën e kryeministrit shqiptar që po fliste në gjuhën shqipe.

Televizionet Serbe censurojnë kryeministrin Rama, kur mban fjalimin në shqip

Televizionet Serbe censurojnë kryeministrin Rama, kur mban fjalimin në shqip

Gepostet von Gazeta Shqip am Donnerstag, 10. Oktober 2019