Rama fton Bashën për takim: Caktoje vetë vendin dhe orën

Rama fton Bashën për takim: Caktoje vetë vendin dhe orën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë çadrën e protestës për t’iu drejtuar selisë së partisë së tij. Pasditen e sotme, rreth orës 17:00, kryedemokrati ka mbledhur në seli aleatët e Partisë Demokratike. Mësohet se në fokus të mbledhjes janë zhvillimet më të fundit politike në vend.

Basha ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike dhe për zgjedhje të lira e të ndershme, njoftojnë medie nga Tirana.

Por në të njejtën kohë, kryeministri Edi Rama ka lëshuar një mesazh për Bashën.

“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, ka shkruar Rama.

Ditën e djeshme, kreu i LSI, Ilir Meta, pas mbledhjes së Kongresit të partisë që ai drejton bëri apel për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën në vend. Ai foli edhe për një qeveri besimi, ku të ketë dialog dhe konsensus mes palëve.