Rama i bën qejfin Veliajt, kryeministri dedikim publik: Bravo lali, u tha u ly

Rama i bën qejfin Veliajt, kryeministri dedikim publik: Bravo lali, u tha u ly

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj janë shfaqur disa herë bashkë, në ndihmë të banorëve të prekur. Pak ditë më parë, teksa ishin në banesën e re të familjes Lala, Rama i dha live urdhër Veliajt që të lynte në 04:30 të mëngjesit shkallën e pallatit pasi muret nuk ishin të pastra.

Pas kësaj, sërsish dje Rama dhe kryebashkiaku Veliaj vizituan familjen Sina në Sauk, e cila ka përfituar bonusin e qirasë nga Bashkia e Tiranës, pasi banesa e tyre pësoi dëmtime nga tërmeti. Gjatë kësaj vizite, kryeministri la porosi, rrethimin me kangjella të shkallëve dhe parvazit të shtëpisë, për të qenë e sigurt për më të vegjlit. Por këtë herë, ndryshe nga hera e kaluar Veliaj i është bindur Ramës dhe kangjellat janë vendosur.  Këtë lajm e ka dhënë Rama në rrjetet sociale, por këtë herë me sens humori.  Nëpërmjet një postimi në Instagram, teksa publikon edhe foto ai shkruann: “U tha u vu, u tha u ly. Bravo Lal!”.

Një ditë ditë më Veliaj, reagoi për urdhërin e Ramës ndaj tij për lyrejen e shkallës. Ai u shpreh se urdhëri nuk ishte për të por për adiministratorin e pallatit. Në emisionin  “Shiko kush luan” ai u shpreh: “Ajo kërkesë nuk ishte për mua në fakt po ishte për administratorin e pallatit dhe ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 4:00 të mëngjesit”