“Rama Ik” – Vazhdojnë protestat në Shqipëri

“Rama Ik” – Vazhdojnë protestat në Shqipëri

Opozita në Shqipëri iu është rikthyer protestave.

Protesta e sotme është paralajmëruar të mbahet pasdite ndërsa arsye e grumbullimit të njerëzve në Tiranë është rrëzimi i Kryeministrit, Edi Rama.

Pankarta të shumta ku kërkojnë largimin e kryeministrit, por edhe çadra me mbishkrimin “Rama Ik”, vihen re në duart e protestuesve, që edhe sot pritet të jenë disa mijëra.

Leja për protestën e sotme nga opozita është marrë deri në orën 12:00 në mesnatë.