Rama kritikon Bashën se po i shkel rregullat anti-Covid në fushatë

Rama kritikon Bashën se po i shkel rregullat anti-Covid në fushatë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar të flas për pandeminë duke bërë fushatë elektorale, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka vazhduar ta thumbojë kundërshtarin e tij politik Lulzim Bashën, i cili sipas Ramës në këtë fushatë elektorale po i shkel rregullat anti-covid.

“Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si një provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill”, ka shkruar Rama.

Sipas Ramës ekzistojnë disa arsye që shqiptarët ta bëjnë zgjedhën më 25 prill.

Arsyet janë:

  • Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;
  • Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje të poshtë të krejt Shqipërisë;
  • Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;
  • Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet./Insajderi.com