Rama: Me Amerikën nuk na ndanë asgjë, na bashkon gjithçka

Rama: Me Amerikën nuk na ndanë asgjë, na bashkon gjithçka

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si një vizitë historike, vizitën e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry në Tiranën zyrtare,  duke thënë se Amerika dhe Shqipëria janë partnerë të ngushtë.

Madje sipas kryeministrit Rama, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thjeshtë të pandashme.

“Si miq, partnerë e aleat të ngushtë vazhdojmë të punojmë  së bashku. Me SHBA nuk na ndanë asgjë dhe na bashkon gjithçka. Trupat tona të ushtrisë  do të vazhdojnë të jenë krah ushtrisë amerikane në misionet e paqes”, ka thënë Rama, në konferencën për media së bashku me Kerryn.

Rama ka thënë se fakti që Amerika i qëndron në krah Shqipërisë edhe për reformën në drejtësi është shpresëdhënëse që paketa ligjore të kalojë në muajin mars në Kuvendin e Shqipërisë.