Rama nga Beogradi: Kosova dhe Serbia janë të dënuara të bashkëjetojnë

“Njerëzit duhet të bisedojnë edhe kur janë në pozicione diametralisht të kundërta. Cila është alternativa tjetër, t’i kthejnë kurrizin njëri tjetrit? Aq më tepër kur bëhet fjalë për palë që janë të dënuara të bisedojnë sepse janë të dënuara të bashkëjetojnë, si dy fqinj që i ndanë një mur”, ka thënë Rama.

Rama nga Beogradi: Kosova dhe Serbia janë të dënuara të bashkëjetojnë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dhënë një intervistë nga kryeqyteti i Serbisë, pas një dite të ngjeshur me aktivitete në Nish, Preshevë e Beograd, ka komentuar gjithë agjendën dhe replikat me homologun serb, Aleksandër Vuçiq.

Tema kryesore që ndau dy kryeministrat ka qenë Kosova, dhe për kryeministrin shqiptar që përsëriti thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, është një detyrim i “cdokujt që flet shqip”.

“Tanimë e vërteta jonë e thjeshtë dhe e qartë lidhur me Kosovën, ri-thuhet në Beograd, si një detyrim i patjetërsueshëm i kujtdo që flet shqip, pavarësisht se në gjuhën e anglishtes, në këtë vend”, ka thënë Rama, në një intervistë për Top Channel.

Duke folur nga Beogradi, Rama tha se se duhet krijuar një treg i përbashkët për të fituar të gjithë dhe se Kosova e Serbia janë të “dënuara të bashkëjetojnë”.

“Njerëzit duhet të bisedojnë edhe kur janë në pozicione diametralisht të kundërta. Cila është alternativa tjetër, t’i kthejnë kurrizin njëri tjetrit? Aq më tepër kur bëhet fjalë për palë që janë të dënuara të bisedojnë sepse janë të dënuara të bashkëjetojnë, si dy fqinj që i ndanë një mur”, ka thënë Rama.

Tutje ai ka folur edhe për takimin e bizneseve dhe krijimin e Dhomës shqiptaro-serbe.

“Njerëzve duhet tu japim më shumë mundësi për ekonomi, punësim, për ndërveprim dhe askush prej nesh nuk e ka një vend të tregut që të jetë i mjaftueshëm për ambiciet dhe çka njerëzit meritojnë”, ka thënë Rama./Insajderi.com