Rama: Pamë parashikimet e rezultateve para ndeshjes, tani fillon rezultati i ndeshjes

Rama: Pamë parashikimet e rezultateve para ndeshjes, tani fillon rezultati i ndeshjes

Kryeministri i deritashëm i Shqipërisë, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është drejtuar mediave pas përfundimit të procesit të votimit, ku tha se “votat janë në kuti dhe tani duhet të numërohen”.

Ai shtoi se rezultatet e deritashme të EXIT POLL-eve e sondazheve janë “rezultate para ndeshjes, ndërsa tani do të fillojë rezultati i ndeshjes”.

Ai tutje e ka quajtur një ditë të mirë e demokratike sa i përket procesit të votimit, për çka shpreson se edhe vazhdimi i procesit të vazhdojë njëjtë.

“Hamendjet, sondazhet,  EXIT-POLL-et pavarësisht që na japin forcë, janë vetëm parashikimetjanë parashikimet para ndeshjes, tani është rezultati i ndeshjes. Ju uroj shumë të gjithëve përqendrohuni në detyrën tuaj. Ajo që dua ta theksoj është se ne nuk duam thjeshtë rezultate por duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur, e qetë, kaq qytetare falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve duhet të jetë edhe vazhdimi i procesit”, ka thënë Rama. /Insajderi.com