Rama pas vrasjes së 25 vjeçarit: Sot në orën 18:00 ndaj me shqiptarët qëndrimin tim

Rama pas vrasjes së 25 vjeçarit: Sot në orën 18:00 ndaj me shqiptarët qëndrimin tim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më në fund ka reaguar në llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke treguar se në orën 18:00 do të flas rreth vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha, nga një polic në Tiranë, njofton Insajderi.

“Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit”, ka shkruar Rama.

Vrasja e Rashës ka shkaktuar irritim të madh të qytetarëve shqiptarë.

Mbrëmë, deri vonë, ka pasur protesta me numër të madh të qytetarëve që kanë kërkuar drejtësi për Rashën.

Protestuesit kanë qëndruar edhe para dyerve të kryeministrisë, ku disa prej tyre kanë provuar edhe të thyejnë derën e të futën brenda.

Derisa gjithçka ndodhte, Rama ka qenë jashtë vendit.

Kryeministri shqiptar kishte vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke tentuar të sigurojë doza të vaksinës kundër COVID-19./Insajderi.com