
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Parlamentin e Shqipërisë, për ngritjen e akuzave kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, ka thënë se është shokuar nga teksti i akuzës.
Ai thotë se është konsultuar edhe me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, por askush nuk ka ditur t’i thotë se si integrohet ai tekst në një tekst gjykate.
“Ku është akuza?”, ka pyetur Edi Rama.
Ai ka deklaruar se e ka habitur lloji i tekstit dhe mënyra e shkrimit që përmban njoftim.
“Në cilin anal hyn kjo kategori e një njoftimi kështu si papritur dhe ajo gjuhë s’e thotë fare aty as të dyshuar, bëhet fjalë për dy monstra që u ka ardhur fundit. Dy monstra që hanë njerëz”.
“Ai tekst është turp që nuk do të amnistohet kurrë nga asnjë katedër në botë”.
Rama ka thënë që po të kishte diçka deri tash do të gjendej.
“Një gjë do ishte gjetur që 20 vjet duke kërkuar, ku do thuhej ja kjo është prova, jo 100 po një”./Insajderi.com