Dikur të afërt, sot jo dhe aq. Ky është raporti i Edi Ramës e Albin Kurtit, i gërryer nga ballafaqimi në distancë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për qeverisjen e shkurtër të Albin Kurit, ish-kryeministër i Kosovës, njofton Insajderi.
Rama në një intervistë për Klan Kosovën tha se Kurti nuk bëri si kryeministër ato që premtonte si opozitar.
“Albini kur hyri në zyrë nuk e hoqi flamurin e Kosovës, nuk imponoi himnin kombëtar, nuk shpalli ndonjë platformë për bashkimin kombëtar zyrtarisht, që e cila gjë që ishte premtuar se do të bëhej në 24 orët e para”, ka deklaruar Rama.
Duke shtuar se e kupton sepse “të jesh në opozitë është poezi, të qeverisësh është prozë”./Insajderi.com