Rama: Po punove fort ia del – S’ka rrugë të shkurtra në jetë

Rama: Po punove fort ia del – S’ka rrugë të shkurtra në jetë

“Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë”.

Me këtë thënie të ish-basketbollistit Michael Jordan, kryeministri i Shqipërisë e ka nisur ditën.

Kjo pasi sinjalet janë që ai do të jetë drejtues i Qeverisë edhe për katër vite.

Nga rreth 80 për qind e votave të numëruara, Partia Socialiste del të fitojë më shumë se 70 mandate në Kuvend nga 140 sa ka në total Kuvendi i Shqipërisë.

Kjo do t’i mundësonte atij vazhdimin e pushtetit në mandatin e tretë si kryeministër. /Insajderi.com