Rama publikon videon nga Samiti në Londër ku po merr pjesë edhe Kurti

Rama publikon videon nga Samiti në Londër ku po merr pjesë edhe Kurti

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video, ku ai shihet duke i shtrënguar duart me pjesëmarrësit e këtij samiti, pjesë e së cilit është edhe kryeministri Albin Kurti dhe homologia e tyre serbe Ana Bërnabiq.

Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka bërë të ditur se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësor për sigurinë në rajon.

Londër – Mikpritja nga Presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti përpara fillimit të samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbi investimet e vitit 2020 për Ballkanin Perëndimor

Londër – Mikpritja nga Presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti përpara fillimit të samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbi investimet e vitit 2020 në Ballkanin Perëndimor

Gepostet von Edi Rama am Montag, 24. Februar 2020

Kurti i bëri këtë kërkesë Serbisë në samitin e Londrës