Rama i quan “kafshë” dhe “armiqë të amëshuar” kritikuesit e Samitit të Diasporës

Rama i quan “kafshë” dhe “armiqë të amëshuar” kritikuesit e Samitit të Diasporës

Kreu demokrat Lulzim Basha dhe Ben Blushi, ish-deputet socialist e kritikuan Samitin e Diasporës që u mbajt në Tiranë, madje ky i fundit e quajti të dështuar për shkak se nuk garantoi votën e shqiptarëve që jetojnë nëpër botë.

Kryeministri Edi Rama në mbrëmjen gala për mbylljen e këtij Samiti, i ka dhënë përgjigje kritikave përmes vargjeve të 110 vjetëve më parë të Faik Konicës, që ai tha se tingëllojnë shumë aktuale.

“U shfaqën si punëprishës dhe çnuk thanë për organizimin e këtij Samiti, – tha Rama pa përmendur konkretisht emrin e Bashës dhe Blushit, duke vijuar më tej me citimin e Konicës:

“Ca kafshë, armiq të amëshuar të çdo përparimi të cilët e marrin kufirin e mendjes së tyre për kufirin e botës, nuk e kanë pëlqyer kurrë këtë qëllim tonë. Vërtet, është më e lehtë të pijë rakie njeriu, të pështyjë të shara, se të përpiqet të kuptojë. Po këtu kuptimi s’është i vështirë. A ka punë më të kulluar e më të kuptueshme se kjo?”

Është e lehtë përgjigja e kësaj pyetje – tha Rama – Ky Samit i përgjigjet më së miri: Punë më të kulluar nuk ka”.