Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka marrë konfirmimin nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se 651 mijë vaksina Pfizer shumë shpejt do të vijnë në rajon.
“Lajm i mirë, në telefonatën me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Evropian. Më në fund”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se, Kosova është vendi i vetëm në Evropë i cili nuk është pajisur me vaksinën anti-COVID’19.
Ndaj, një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë nga Kosova kanë udhëtuar drejt Kukësit për t’u vaksinuar.
Ndërkohë, javën e parë të prillit pritet që në Kosovë të arrijë kontingjenti i parë me vaksina./Insajderi.com