Rama: Shengeni rajonal – projekt transformues edhe për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

Rama: Shengeni rajonal – projekt transformues edhe për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun Kosovar, Avdullah Hotin, pas mbledhjes së dy qeverive, është deklaruar rreth mini-Shengenit Ballkanik, njofton Insajderi.

Rama është shprehur i lumtur që “tabuja e shëngenit rajonal” ka rënë, duke shtuar se kjo iniciativë është projekt që do të ndikojë drejtpërdrejt për rininë shqiptare, dhe se do të ndikojë edhe në arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Më vjen mirë që tabuja e shëngenit rajonal kanë rënë. Shëngeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë. Një projekt që asnjë burrë nuk mund ta marrë pengë… ai është një projekt që do të ndikojë drejtpërdrejt për rininë tanë, fëmijët dhe është një projekt transforumes që të bënë të shkoj për një zgjidhje nga e shkuara. E po ashtu një projekt transformues edhe për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë që është një betejë diplomatike”, tha ai.

“Më vjen mirë që sot jam këtu me kryeministrin Hoti i cili me mençuri dhe urtësi ka zhbllokuar një proces të ngrirë dhe ka hequr një pengesë të Kosovës duke i hapur rrugë vazhdimit të vetmes vijë, sjellje ndërkombëtare që Kosova ka të përcaktuar dialogut dhe përkatësisë së patundur me familjen e madhe të vendeve që ishin kyçe më çlirimin e saj. Partneritet me ShBA-të dhe BE-së”, tha ai. /Insajderi.com