Rama: S’na lejohet ta bëjmë publike kontratën me Pfizer

Rama: S’na lejohet ta bëjmë publike kontratën me Pfizer

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar rreth mospublikimit të kontratës me kompaninë Pfizer, transmeton Insajderi.

Kryeministri shqiptar në një konferencë të mbajtur me gazetarët ka deklaruar se kishte dëshirë ta publikonte këtë kontratë, por pastaj është njohur me vendimet e të gjitha vendeve që kanë kontratë dhe nuk e kanë bërë publike.

Më tej ai ka shtuar se nëse një vend i BE do ta bëjë publike kontratën atëherë edhe Shqipëria do të bëjë një gjë të tillë, raporton TCh.

“Çmimi është fiks por lidhet me modelitetin e kontratave. Me kohën me veprimin. Por janë të verifikueshme. Parat që paguhen për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti. Është shumë e thjeshtë dhe mos e ushqeni popullin me konspiracione. Se u mbush ky vend. Pfizer ka një kontratë me të gjithë vende dhe asnjë kontratë, as në Gjermani as në Italia dhe askund nuk është publike. Unë nuk e dija dhe thash që do ta bëjë publike. Por mora vesh se ruhet nga sekreti tregtar. Kjo është si në të gjithë botën. Nëse gjeni një vend që e ka bërë publike do e bëjmë dhe ne. Por kur nuk e bën askush pse duhet ta bëjmë ne. Shuma, ne kemi kapacitetin të paguajmë të gjitha vaksinat për popullin tonë. Kjo është situatë dinamike dhe vaksinat e tjera kanë çmime të ndryshme. Edhe nëse na duhet vetëm Pfizer i kemi paratë për të paguar”, ka thënë ai. /Insajderi.com