Rama takohet me opozitën kosovare, Mustafa thotë se kishte atmosferë miqësore

Rama takohet me opozitën kosovare, Mustafa thotë se kishte atmosferë miqësore

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, isa Mustafa, ka thënë se gjatë takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama – ka pasur atmosferë miqësore.

Në media është raportuar se Rama është takuar me opozitën kosovare.

Pos, Mustafës aty ishte edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe lideri Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

”Ishim të ftuar në inaugurimin e një investimi në Durrës, të një biznesmeni nga Prishtina”, tha Mustafa për Klan Kosovën.

Rama ka “ftohur” raportet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Ky i fundit ishte përfshirë direkt në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. /Insajderi.com