Rama: Të premten arrijnë mbi 38 mijë doza nga AstraZeneca, nis vaksinimi i mësuesve

Rama: Të premten arrijnë mbi 38 mijë doza nga AstraZeneca, nis vaksinimi i mësuesve

38 mijë e 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca pritet të mbërrijnë të premten e 12 marsit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook tha se me ardhjen e vaksinave do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.

“LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, ka shkruar Rama.

Ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se është drejt përfundimit vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime, në radhët e bluzave të bardha dhe të moshuarve. /Insajderi.com