Rama thotë se është gati për 8 pikat, por ka një kusht për studentët

Rama thotë se është gati për 8 pikat, por ka një kusht për studentët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar dobësi refuzimin në kor të dialogut nga ana e studentëve.

Pavarësisht thirrjeve të tij të ditë për ditshme dhe minutave të shpenzuara nga foltorja e Kuvendit, studentët duken të vendosur të mos ulen në një tryezë me të për dialoguar.

“Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë, vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT,” shkruan Rama.

“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri.Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT .Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres,” shkuan ai në Twitter.