Rama tregon hapur racizmin në Laç: Ku shkoi ai i ziu – ju kam qejf bëni kalamaj shumë

Rama tregon hapur racizmin në Laç: Ku shkoi ai i ziu – ju kam qejf bëni kalamaj shumë

Teksa diskutonte me pronarin e lokalit ku ul kryeminsitri thirri një prej anëtarëve të komunitetit rom me epitetin ‘i ziu’.

Kryeministri Edi Rama është treguar hapur racist teksa ka quajtur ‘të zi’ disa nga banorët e Laçit, të cilët ishin pjesë e komunitetit rom. Teksa diskutonte me pronarin e lokalit ku ul kryeminsitri thirri një prej anëtarëve të komunitetit rom me epitetin ‘i ziu’.

Pjesë nga biseda

Burri: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qera.

Rama: Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ç’ke prapë do ta rregullojmë shtëpinë dhe me qera do jesh ti.

Burri: Po s’na i japing ne shtëpitë me qera.

Rama: Çfarë thua ti? Pronari që do i rregullojmë shtëpinë, do ta ketë kush që do të ta japë prapë ty me qera.

Burri: vëre dorën në zemër edhe për romët

Rama: Sa i dua unë romët s’I do njeri. Ju keni zemrë të madhe, muzikë, harem, bëni kalamaj. S’ankoheni fare ju. Bëni jetë.

Burri: Unë kam plakën 82 vjeçe në çadër. Dua një dhomë hoteli për plakën.

Burri largohet dhe më pas Rama e thërret që t’i japë çelësat e hoteli

Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?

Burri vjen dhe kryeministri i jep çelësat e hoteli për nënën e tij!

Burri: Faleminderit shumë

Rama: Merri çelësat, çojë plakën në hotel!

Momenti në video në minutën 35:40

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Laç, Kurbin – Aty ku do të shembet i gjithë blloku me 150 apartamente të dala jashtë përdorimit dhe do të ndërtohet një lagje e re model për të gjitha familjet e prekura, si edhe për Laçin që duam🤝🏢🌳☀️https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 11. Dezember 2019

Kryeministri Edi Rama ka braktisur takimin me banorët e Laçit të cilët janë prekur nga tërmeti I 26 nëntorit 2019. Në një formë që nuk i kishte ndodhur Ramës asnjëherë në takimet me popullit që trasmetohen ‘live’ në ERTV, kryeministri u detyrua të largohej nga takimi me pretekstin se e pret ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, ndërkohë që banorët vijuan t’a ndiqnin deri në dalje për t’i kërkuar shpjegime për zgjidhjet. Në Laç, siç mund të shihet edhe në video, kryeministri nuk ia doli dot me batuta.