Rama uron Kosovën për Presidenten e re: Zgjedhja e saj përmbylli kuadrin institucional

Rama uron Kosovën për Presidenten e re: Zgjedhja e saj përmbylli kuadrin institucional

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit president e Kosovës, gjatë së dielës së 4 prillit, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se zgjedhja e Presidentit ka përmbyllur kuadrin institucional të vendit, derisa ka uruar që zgjedhja e saj të jetë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin.

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin”, është shprehur Rama.

Vjosa Osmani u zgjodh dje Presidente e Kosovës pas 3 raundeve të votimit në Kuvend. /Insajderi.com