Rama: Vaksinimi në Shqipëri nis në dy muajt e parë të 2021-tës

Rama: Vaksinimi në Shqipëri nis në dy muajt e parë të 2021-tës

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se është takuar me Albert Burlam, shefin e kompanisë ‘Pfeizer’, ku u prodhua vaksina e parë ndaj Coronavirusit, njofton Insajderi.

Rama tutje deklaroi se shpreson që në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm, të fillojë vaksinimi në Shqipëri.

Kështu u shpreh në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku tutje tha se ka udhëtuar drejt ShBA-ve në përpjekje për të siguruar doza të vaksinës së re – në një kohë kur tashmë porositë e para nga shtetet e fuqishëm janë bërë.

“Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!”, shkruan Rama. /Insajderi.com