Rama vazhdon takimet – pastaj mbanë konferencë për media

Rama vazhdon takimet – pastaj mbanë konferencë për media

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike.

Rama do të zhvillojë takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte./Insajderi.com