Ramabaja: VV-ja nuk ka qortuar anëtarë që kanë fyer Skënderbeun e kanë dalë në fotografi me Shefqet Krasniqin

Ramabaja: VV-ja nuk ka qortuar anëtarë që kanë fyer Skënderbeun e kanë dalë në fotografi me Shefqet Krasniqin

Kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, asamblistit të kësaj partie në Komunën e Prishtinës e ka marrë me hatër distancimin që kjo parti e ka bërë ndaj një komenti në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij në Lëvizjen Vetëvendosje ka pasur anëtarë të cilët kanë fyer figura të rëndësishme kombëtare, dhe kanë dalë të afërt me figura kontroverse sikurse imami i dyshuar për nxitje të terrorizmit, Shefqet Krasniqi.

“Kam qenë i prekur edhe për një arsye shtesë. Distancimi ishte i diferencuar.  Individë që kanë fyer personalitete të fuqishme publike, të kulturës sonë kombëtare, tonë deri në Kadare me shkrimet e famshme që kanë ardhur nga Tirana, nuk janë qortuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk e di madje as a janë qortuar edhe në instanca të brendshme”, ka thënë Ramabaja në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai tha madje se është ndjerë krenar që Lëvizja Vetëvendosje nuk është diferencuar ndaj këtyre qëndrimeve dhe kjo e ka gëzuar sepse qëndrimi personal i njerëzve duhet respektuar.

“Ka edhe të tjerë që janë shpërfaqur me fotografinë me Shefqet Krasniqin dhe nuk janë distancuar nga ai”, ka thënë Ramabaja.

Ai nuk tregoi se për cilët anëtarë bëhet fjalë, por tregoi se ka pasur kontakt me krerët e partisë por që nuk e kanë diskutuar çështjen si diçka për të cilën duhet të merret ndonjë vendim dhe se angazhimi i tij në Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojë të jetë i njejtë./Insajderi.com