Ramadani e merr përgjegjësinë për humbjen e Prishtinës

Ramadani e merr përgjegjësinë për humbjen e Prishtinës

Trajneri i klubit të Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka marrë gjithë përgjegjësinë për humbjen ndaj ekipit të Trepça 89.

“Kemi bërë gjëra që nuk na kanë hije si klub, kjo humbje na demoralizon, por duhet gjetur forcën për t’u rikthyer”, deklaroi Ramadani për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Pjesa e parë ishte më e mirë dhe më produktive, por na mungoi finalizimi dhe goditja finale”, shtoi ai.

“Pavarësisht këtyre, përgjegjësinë më të madhe për këtë humbje e kam unë”, nënvizoi Ramadani.

Para dy gjirove, Ramadani, kishte deklaruar se atij i duhet kohë dhe pas dy ose tri ndeshjeve, Prishtina do të tregojë fytyrën e saj të vërtetë./Insajderi.com.