Ramadani flet për lojtarët që i duhen Feronikelit

Ramadani flet për lojtarët që i duhen Feronikelit

Pas triumfit në kampionat e Kupë, Feronikeli tashmë ka nisur të mendojë për prezantim sa më të mirë në Champions League, por edhe në edicionin e ri të elitës së futbollit kosovar.

Kësisoj, skuadra nga Drenasi pritet t’i kryejë disa përforcime. Por, paraprakisht trajneri Zekirija Ramadani është i interesuar që të vazhdojë me futbollistët aktualë.

“Kam këmbëngulur për ta ruajtur boshtin e ekipit. Natyrisht do të bëjmë një ekip konkurruese edhe për Evropë”, deklaroi Ramadani.

Feronikeli deri më tash ka shprehur interesim për disa futbollistë si Blend Baftiu, Endrit Krasniqi dhe Hamdi Namani./Insporti