Ramadani: Ka indikatorë që po shkohet drejt stabilizimit të situatës me COVID-19

Ramadani: Ka indikatorë që po shkohet drejt stabilizimit të situatës me COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se situata me pandeminë në vend vazhdon të jetë e rëndë, ndonëse ka indikatorë që tregojnë se është drejt stabilizimit, transmeton Insajderi.com.

Kështu u shpreh ai në konferencën e mbajtur gjatë pasdites të së premtes, ku shtoi se deri më tani janë realizuar mbi një milion testime.

“Situata me COVID-19 vazhdon të jetë e rënduar edhe pse në ditët e fundit kemi një stabilizim dhe një rënie të lehtë të parametrave. Deri më sot kemi mbi 1 milionë testime dhe ky është një rekord i thyer. Kemi një rënie të rasteve aktive që flet për një indikator të stabilizimit dhe arritjes së kulmit të valës dhe tash pritet që të bie gradualisht”, tha ai.

Ramadani shtoi se ekipet e IKSHPK-së janë në terren dhe po gjurmojnë rastet aktive për të izoluar vatrat e përhapjes derisa fajtore la grumbullimin nëpër klube, restorante dhe kafene.

Po ashtu, ai tha se në ditët në vazhdim do të synojnë të ndalin rastet fatale. /Insajderi.com