Ramadani: Kosova do të jetë vendi i 31-të i NATO-s

Ramadani: Kosova do të jetë vendi i 31-të i NATO-s

Kosova, pas Maqedonisë, do të jetë vendi i radhës që do të bëhet pjesë e aleancës më të madhe ushtarake, NATO, ka shprehur bindjen zëvendësministri i Forcës së Sigurisë, Burim Ramadani. Dialogu Politik për Anëtarësim, sipas tij, do të mundësohet brenda pak kohësh.

Në një intervistë dhënë Kohës Ditore, ai ka folur për procesin e avancimit të misionit dhe mandatit të Forcës së Sigurisë (FSK), të cilit i është dhënë start nëpërmjet disa ndryshimeve ligjore që muajin e kaluar Qeveria i ka përcjellë për votim në Kuvend. Nëpërmjet tyre, synohet që FSK-ja të bëhet me mandat ushtrie. Por jo me automatizëm.

Ramadani ka përmendur një periudhë transicioni prej dhjetë vjetësh, të cilën do ta karakterizojnë tri faza të zhvillimit të FSK-së.

Tek ka elaboruar planin afatgjatë të zhvillimit të FSK-së, në këtë intervistë, ai ka folur për riorganizimin, doktrinën, trajnimet, edukimin, zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe pajisjeve, ndërveprueshmërinë me NATO-n, si dhe për konsiderimet buxhetore. Ramadani ka folur edhe për sfidat që mund ta shoqërojnë transicionin dhe ka treguar nëse veriu do të ketë batalion ushtarak të vetin.