Ramës që i dridhej zëri – kryeministri ka një reagim tjetër

Ramës që i dridhej zëri – kryeministri ka një reagim tjetër

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk ka pëlqyer raportimi i medieve lidhur me reagimin e tij të parë pas protestave në Rrugën e Kombit ku u demoluan dhe u djegën objektet që gjendeshin atje.

Rama duke dashur të tregojë se edhe ai është njeri dhe komunikimi i tij i pazakonshëm gjatë ditë së sotme ka ndodhur për shkak të situatës së krijuar.

“Kam një lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena. Zemrën e kam në vend jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend megjithë mend e këtë popull megjithë zemër”, ka shkruar në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës Rama pasi kishte kërcënuar protestuesit e sotëm të Kukësit me dënime të ashpra dhe duke e quajtur djegien e kabinave të koncesionarit vandalizëm, ai me zërin që i dridhet dhe frymëmarrjen e rënduar shprehej se “s’kam bërë kurrë tradhti të qëllimshme, s’ua kam ngulur unë thikën pas shpine qytetarëve”.