Ramiqi flet për dënimin e Mlladiqit

Ramiqi flet për dënimin e Mlladiqit

Ish-pjesëmarrësi në luftën e Bosnjës, Fuad Ramiqi, ka thënë që dënimi me burgim të përjetshëm i udhëheqësit te forcave serbe gjatë kësaj lufte, Ratko Mlladiq, është dënim i zbehët dhe individual.

Ramiqi ka thënë që individualisht ky është dënimi maksimal që mund të jap Gjykata Ndërkombëtare, megjithatë përgjegjësia nuk është justifikuar.

“Tribunali i Hagës ka këtë maksimum, mirëpo pasojat edhe e ardhmja e Bosnjës nuk mund te justifikohet dhe nuk mundet që përgjegjësia t’i jepet vetëm një individi. Shumë kriminel që kanë vepra të renda ende janë të lire qoftë në Bosnje apo Kosovë. Duhet të hetohen dhe të kërkohen ende njerëz që kanë bërë krime” ka thënë Ramiqi, në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Tutje Ramiqi ka shtuar që edhe Kosova duhet të kërkoj hetim për çdo individ që ka bërë krime në Kosovë, dhe asnjë individ të mos jetë pjesë e marrëveshjeve apo, siç i quajti ai, pazareve të përkohshme