Ramiz Lladrovci në mbrotje të Ali Ahmetit pasi u ftua nga Gjykata Speciale

Kryetari Drenasit i ka dalur në mbrotje liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.

Ramiz Lladrovci në mbrotje të Ali Ahmetit pasi u ftua nga Gjykata Speciale

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar ftesën e Gjykatës Speciale për liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.

Ahmeti është i ftuar nga Gjykata Speciale si dëshmitar.

Në një postim në Facebook, Lladrovci, ka thënë se Ali Ahmeti, ka çka të dëshmojë për terrorin nga viti 1981 e këndej të tërë aparatit shtetëror represiv serb, deri te mbi 400 varrezat masive të shqiptarëve në Kosovë, gjatë luftës çlirimtare më 1998-1999.

Ftesa e Gjykatës Speciale për Ali Ahmetin vjen disa ditë pasi BDI doli përsëri partia e parë në Maqedoni.

Gjykata Speciale ka filluar me intenzitet veprimtarinë e saj “hetuese”, përmes ftesave për pjesëtarë të UÇK-së. /Insajderi.com/

Postimi i plotë: